Zhduket një vajzë në Prishtinë

Vajza ka dalë dje nga shtëpia

Një vajzë nga Lagjia e Emshirit, Prishtinë është larguar nga shtëpia që nga dje dhe familja e saj nuk ka njohur se ku ndodhet ajo.

Raportimin në polici e ka bërë nëna e saj.

“Ankuesja femër K/Shqiptare ka raportuar se vajza e saj ishte larguar në drejtim të panjohur dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.”, njoftoi sot policia.

Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button