​12-vjeçarja humb jetën nga zjarri në një banesë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Derviçan të Gjirokastrës, ku një 12-vjeçare ka humbur jetën, pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.  E mitura ka ndërruar jetë në spital pasi nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra.
Policia bën me dije se si pasojë e flakëve ka mbetur edhe i ati i saj I. N., 49 vjeç, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
“Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.”- njofton policia.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button