Formacionet zyrtare Liverpool – PSG

Liverpool FC përballet sonte me Paris Saint-Germain në “Anfield”, në një duel vendimtar për një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

The Reds hynë në këtë sfidë me një mision shumë të vështirë përmbysjen e humbjes 2-0 nga ndeshja e parë në Paris.

Në atë takim, PSG dominoi plotësisht, duke mos i lejuar Liverpool-it asnjë goditje në portë.

Skuadra e drejtuar nga Arne Slot beson se gjithçka është ende e mundur. Trajneri ka theksuar se atmosfera në “Anfield” dhe historia e rikthimeve të mëdha mund të luajnë rol vendimtar.

Ndeshja mes Liverpoolit kundër PSG-së do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.

Formacionet zyrtare:

Liverpool (4-2-2-2): Mamardashvili; Frimpong, Konate, van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Szoboszlai, Wirtz; Isak, Ekitike.

PSG (4-3-3): Safonov; Hakimi, Marquinhos, Pacho, Mendes; Zaire-Emery, Vitinha, Neves; Doue, Dembele, Kvaratskhelia.

Back to top button