​Dy vdekje në Deçan, Prokuroria kërkon t’iu bëhet obduksioni

Në Komunën e Deçanit në 24 orët e fundit kanë ndodhur dy vdekje të dyshimta, pas situatës së krijuar, ku po dyshohet se mbi 800 qytetarë u helmuan nga uji.
Për dy trupat e pajetë tashmë Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar që të bëhet obduksioni nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për të kuptuar më shumë rrethanat e vdekjes.
Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi i cili tha se varësisht edhe nga rezultatet do ndërmerren veprimet.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë dy vdekje të dyshimta në Komunën e Deçanit me ç’rast Prokurori i Shtetit, përkatësisht i Departamentit të Krimeve të Rënda për shkak të situatës së krijuar në atë rajon ka dërguar dy trupat e pajetë për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kuptuar shkaqet e vdekjes së dy viktimave[…]Varësisht nga rezultatet e Mjekësisë Ligjore do merren veprimet e mëtutjeshme”, tha Niçki.
Tutje, Nikçi tha se Prokuroria Themelore në Pejë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për çka ka autorizuar edhe Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK) për të bërë analiza të mostrave të ujit.
Komuna e Deçanit sot ka marrë vendim që të shpallë gjendje emergjente në gjithë territorin e kësaj komune, për shkak të situatës me helmimet e fundit./21Media
 

Back to top button