​Fluksi në kalimet kufitare, pritje mbi katër orë në Merdare

Gjendja në pikat kufitare edhe sot vazhdon të jetë e ngarkuar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikë-kalimin kufitar në Merdare. Pritjet në këtë pikë kufitare në dalje janë deri 4 orë e 20 minuta, ndërsa në hyrje deri 15 minuta.

Pritje ka edhe në pikat kufitare te Dheu i Bardhë, Muçibabë e Mutivodë. Këtu pritjet janë deri në një orë, ndërsa në Jarinjë pritjet janë deri 30 minuta./21Media
Back to top button