​Gjendje e rëndë në Rrugën B, shiu depërton edhe nëpër lokale

Reshjet e shiut në Prishtinë kanë shkaktuar dëme edhe në Rrugën B. Atje vërshimet kanë depërtuar në disa lokale dhe hyrje të banesave.
Në një video të publikuar nga gazetari Halil Matoshi shihet se si punëtorët e lokaleve mundohen ta largojnë ujin që i ka hyrë brenda, derisa vërehet se është vështirësuar edhe qarkullimi i automjeteve në rrugë.
Vërshime në rrugë kishte edhe në lagjen Lakrishte, si dhe në sheshet e Prishtinës.

Back to top button