Miriam Cani ka ditëlindjen, kaq vjet mbushi sot
Sot është ditë e veçantë për këngëtaren shqiptare, Miriam Cani. Ajo sot ka ditëlindjen dhe mbushi 36 vjet, shkruan rtv21.tv
Në datën e saj të veçantë, artistja padyshim që do të marrë urime të shumta nga personat e dashur, familjarë, miq e kolegë të shumtë.
Miriam Cani është lindur më 30 maj të vitit 1985 në Elbasan. Për publikun shqiptar, Miriam Cani është bërë e njohur masivisht me këngën “Let me die with you”, dueti i parë i saj me Alban Skënderaj, partnerin e saj tashmë prej një dekade. Duke pasuar me suksesin e këngës së parë solo “Mos më ndal”, e që nga ajo kohë Cani nuk është ndalur, duke krijuar këngë, të cilat janë mirëpritur nga publiku.
Sa i përket jetës private, Miriam Cani është e martuar me këngëtarin Alban Skenderaj dhe së bashku kanë dy fëmijë, vajzën, Ameli dhe djalin, Duam./21Media