​Hoxhaj dënon sulmin ndaj djalit të Rashiq

 

 

Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i PDK-së, ka dënuar ashpër sulmin ndaj djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq.

Hoxhaj ka bërë thirrje që policia ta hetojë këtë rast dhe të arrestohen sulmuesit.

Ai ka thënë se ky është rasti i fundit, në një seri ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe në Kosovë.

Unë e dënoj fuqishëm sulmin kundër djalit të politikanit serb të Kosovës, Nenad Rashiq. Nxis policinë të hetojë këtë rast dhe të arrestojë ata që janë përgjegjës për këtë akt. Ky është i fundit, në një seri veprimesh ngacmimesh të kryera kundër figurave të opozitës serbe të Kosovës“, ka shkruar Hoxhaj në Facebook./21Media

Back to top button