​Infermieri i therur me thikë në gjendje stabile shëndetësore

 

 

 

Infermieri F. B, i sulmuar dje me thikë nga një pacient, pas intervenimit kirurgjik po vazhdon trajtimin mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është stabile.

Ai gjatë ditës së sotme është vizituar nga Valbon Krasniqi, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, i shoqëruar nga kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli, përfaqësuesi i Odës së infermierëve, Muharrem Arifi dhe Flutura Sinani, nga Shoqata për të drejtat e pacientëve.

Ata gjatë vizitës shprehen keqardhje lidhur me sulmin, duke i ofruar mbështetjen e këtyre institucioneve për infermierin.

Duke i uruar shërim të shpejtë, u urua që ky të jetë rasti i fundit dhe institucionet kompetente të ndërmarrin masa që sulmuesit e punëtorëve shëndetësorë të dalin para drejtësisë. Po ashtu, është kërkuar mbrojtje institucionale për të gjithë punonjësit shëndetësorë, njofton Zyra e drejtorit të përgjithshëm-ShSKUK.

Back to top button