Kaloni te përmbajtja kryesore

​Interi shpërblen lojtarët për kalimin tutje në Ligën e Kampionëve

Presidenti i Interit, Steven Zhang thuhet se e shpërbleu skuadrën e tij pasi ata siguruan kualifikimin në raundin e 1/16-të të Ligës së Kampionëve.
“Nerazzurrët” morën një fitore me rezultat 4-0 ndaj Viktoria Plzen të mërkurën, një rezultat që garanton kualifikimin në fazën eliminatore të kompeticionit kryesor të Evropës për klube.
Siç raportohet nga “Corriere della Sera”, Zhang ishte shumë i lumtur pas suksesit në Ligën e Kampionëve dhe vendosi të shpërblejë skuadrën me nga 2 milionë euro për secilin lojtarë për arritjen në raundin e e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.
“Nerazzurrët” tani do të kërkojnë të vazhdojnë të marrin rezultate të mira në ligë dhe ata do të përballen me Sampdorian në fundjavë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button