​Juventusi kompleton transferimin e Mohamed Ihattaren

 
Gjiganti italian Juventus ka kompletuar transferimin e mesfushorit me tipare ofensive të PSV Mohamed Ihattaren, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Ihattaren do t’i bashkohet këtë verë gjigantit italian, dhe menjëherë do të dërgohet në formë huazimi tek ndonjë skuadër e interesuar.
Skuadra që ka shprehur interesimin më serioz në tinejxherin holandez është ajo italiane Sampdoria.
Sa i përket spekulimeve mbi transferimet e Hazard, Aubameyang e Witsel, “Zonja e Vjetër” nuk do të bëjë lëvizje për ta. Krerët e gjigantit italian besojnë që me arritjen e sulmuesit Moise Kean, nuk ka nevojë për ndonjë transferim të ri.

Back to top button