​Kualifikimet për Botërorin 2023, Kosova pret në shtëpi Norvegjinë

 
Me fillim nga ora 19:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Norvegjisë në konkurrencën e femrave, ku nikoqirë do të jetë stadiumi i kryeqytetit “Fadil Vokrri”.
Ndeshja e sotme i takon Grupit F, dhe është e vlefshme për fazën kualifikuese të Kampionatit Botëror “Australi-Zelandë e Re” 2023.
Në kuadër të Grupi F, së bashku me Kosovën dhe Norvegjinë gjenden edhe kombëtaret e tjera si ajo e Polonisë, Belgjikës, Shqipërisë dhe Armenisë.
Në xhiron e fundit, “Dardanët” barazuan me rezultat 1:1 kundër Kombëtares së Shqipërisë, kurse Norvegjia regjistroi fitore të thellë prej 10:0 kundër Armenisë.
Sa i përket renditjes tabelare, pas një xhiro të zhvilluar, Kosova zë vendin e pestë me një pikë, aq sa kanë edhe Polonia, Belgjika dhe Shqipëria, kurse Kombëtarja e Norvegjisë zë vendin e parë në tabelë me tre pikë.
Grupi F
19:00 Kosova (femrat) – Norvegjia (femrat) (Stadiumi Fadil Vokrri).

Back to top button