​La Liga, titulli vendoset në javën e fundit ndërmjet Realit e Atleticos

 

Titulli i La Ligas do të vendoset në xhiron e fundit të këtij kampionati dhe ai do të diskutohet ndërmjet dy skuadrave nga kryeqytetit spanjoll, Real Madridit dhe Atletico Madridit.

Këto dy skuadra morën sonte nga tri pikë të reja ndaj rivalëve të tyre respektivë.

Real Madridi triumfoi ndaj Osassunas me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga Nacho, kurse Atletico Madridi fitoi me përmbysje të rezultatit pasi fillimisht ishte duke humbur pas golit të realizuar nga Budimir dhe më pastaj realizuan Lodi dhe Suarez për t’i siguruar tri pikë shumë të rëndësishme për trajnerin Diego Simeone.

Nga ana tjetër, Barcelona ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Celta Vigo dhe kështu është përshëndetur nga lufta për titull. Lionel Messi i kaloi “katalanasit” në avantazh, por mysafirët përmbysën gjithçka me dy golat e realizuar nga Mina në minutat 38’ dhe 89’.

Back to top button