​Lladrovci ngushëllon familjen Demiri

 

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Demiri me rastin e vdekjes së Qamil Demirit nga Nekoci i kësaj komune.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se i bashkohet dhimbjes së familjes për vdekjen e Qamil Demirit.

Ngushëllime, familja Demiri! Në këto orë të rënda për familjen tuaj, në pamundësi të pjesëmarrjes në varrim, i bashkohem i dhimbjes tuaj për Qamilin, familjarëve, miqve dhe dashamirëve tuaj”, ka thënë Lladrovci.

Një person ka mbetur i vdekur dhe disa të tjerë të lënduar pas një përleshjeje që ka ndodhur dje në Nekoc të Drenasit. Sipas policisë, të dyshuarit e këtij rasti janë ende në arrati.

Back to top button