Përfaqësuesit e Asociacionit të komunave nesër takim me kryeministrin Hoti


Ibrahimi: Shpresojmë se disa masa të ndërmarra më herët të hiqen

 Asociacioni i komunave të Kosovës, nesër do të takohet me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti për të diskutuar rreth kritereve dhe formulës së shpërndarjes së 10 milionë eurove në komuna për fillimin e procesit mësimor, si dhe lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, shpreson që në këtë takim do të hiqen edhe disa nga masat që janë ndërmarr më herët./21Media

Back to top button