​Lufta kundër trafikimit me migrantë, kapen 4 shtetas të huaj

Policia e Kosovës sot gjatë një kontrolli në terminalin doganor në Prizren ka gjetur katër shtetas të huaj, të cilët ishin fshehur brenda një kamioni me targa vendore, në tentim për të hyrë ilegalisht në vendin tonë.
Shtetasit e huaj, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, ishin fshehur brenda në rimorkio ku kishte të ngarkuar pako higjienike.
Njësitet kompetente policore janë duke u marrë me rastin për procedura të mëtejme sipas ligjeve në fuqi.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30./21Media

Back to top button