​Memli Krasniqi uron Agim Aliun për fitoren në Ferizaj

 
Agim Aliu do të jetë kryetar edhe për një mandat të ri katërvjeçar në Ferizaj.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi e ka uruar Agim Aliun, duke thënë se ai nuk është vetëm fytyra e fitores së madhe të PDK-së në Ferizaj, por edhe modeli i qeverisjes së përgjegjshme që kjo parti do t’ua ofrojë qytetarëve në Kosovë.
“Në Ferizajn e qytetarëve që i japin shpirt besimit në demokraci dhe qeverisje të përgjegjshme, për t’ua uruar atyre zhvillimin që i pret në katër vitet e ardhshme me Agim Aliun në krye.
Agim Aliu nuk është vetëm fytyra e fitores së madhe të PDK-së në Ferizaj, por edhe modeli i qeverisjes së përgjegjshme që PDK-ja do t’ua ofrojë qytetarëve kudo nëpër Kosovë.
Shembulli i tij si kryetar dhe vullneti për ta shndërruar Ferizajn në referencë të zhvillimit për mbarë Kosovën, na bën krenar dhe të motivuar për më shumë punë e përkushtim.
Urime Ferizajas për kulturën e lartë politike e qytetare. Punë të mbarë Kryetar Aliu!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Agim Aliu fitoi në zgjedhjet e djeshme komunale për Ferizaj me më shumë se 50 për qind të votave./21Media

Back to top button