​Mosunifikimi i tarifave doganore po pengon bashkëpunimin rajonal

Shqetësuese- mosunifikimi i tarifave doganore

Në Panelin për diskutim në Punëtorinë për promovimin rajonal të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Bashkim Syjka nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë theksoi se zëri komunitetit të biznesit, vlerësoi se nuk ka një gjuhë të përbashkët ndërmjet bizneseve dhe qeverive për evidentimin dhe zgjidhjen e barrierave nëpër kufi dhe në brendi të tregjeve.

Syjka ngrit si shqetësuese mosunifikimin e tarifave doganore.

“Tarifat për agjencitë doganore, këto çmime janë të diferencuara dhe nuk ka unifikim për këtë”, tha ai.

Edhe Nebi Hoxha kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri–Perëndimore tha se duhet një fokus për eliminimin e barriereva që kanë bizneset si me Shqipërinë, me Kosovën dhe me Maqedoninë Veriore.

Hoxha tha se është e pakupimtë që Maqedonia Veriore e cila ka një suficit tregtar me Kosovën nuk rregullon infrastrukturën rrugore në drejtim të Kosovës, derisa kjo e fundit me një deficit tregtar ka ndërtuar një autostradë moderne në drejtim të Maqedonisë Veriore.

Hoxha ka kërkuar lehtësim dhe bashkëpunim rajonal.

Back to top button