​Musliu-Kurtit: Rri more rri, mos u frikëso kryeministër

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka quajtur frikacak kryeministrin Albin Kurti në momentin kur ajo po fliste në Kuvend rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike.
Kurti, pasi deputetja Musliu ka nisur akuzat ndaj tij, është larguar nga seanca. Kjo ka shkaktuar reagimin e Musliut, e cila i kërkoi që ai të kthehej në seancë. Madje, në gjithë këtë ka ndërhyrë edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, duke i thënë Musliut “mos ma kërcëno kryeministrin Gane”.
“Albin Kurti i super-premtimeve, sot është shndërruar në një kryeministër të super-arsyetimeve… Si rezultat ky kombinim… Rri more rri, mos u frikëso o kryeministër, mos ik prej përgjegjësive, hajde ulu këtu, hajde! Frikacak… SI rezultat ky kombinim është se kjo e vërtetë është Albin Kurti i super shfajësimeve… Ky njeri po sillet thuajse kriza e energjisë paska ardhur brenda natës përderisa fajëson 20 vjet qeverisjes para tij, merr me mend sikur Thaçi të të propozonte rritjen e çmimeve të energjisë, Kosova do të digjej flakë nga Albin Kurti dhe kompania e tij”, ka thënë Musliu.

Back to top button