​Ngjarjet e datës 14 qershor

Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të presë në vizitë zyrtare homologun austriak Alexander Schallenberg. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ora 09:00, vetëm pamje)
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00, pamje në fillim të takimit)
Komiteti Olimpik i Kosovës mban konferencë për media me rastin e edicionit të 11-të të Ditës dhe Javës Olimpike 2022. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)
Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitete takim me menaxhmentin e UP. (Objekti i Rektoratit, Prishtinë, ora 10:00)
Ministrja e Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj austriak, Alexander Schallenberg mbajnë konferencë për media. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton peticionet. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)
Komisioni për Legjislacion shqyrton raportet e komisioneve kryesore për Projektligjin për Agjencinë për parandalimin e korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 10:00)
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Ekonomisë për 2021. E ftuar: Artane Rizvanolli, ministre e ME-së; shqyrtimi i raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Mbrojtjes për 2021. I ftuar: Armend Mehaj, ministër i MM-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 10:00)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takim me delegacionin e Komisionit për Çështjet Evropiane të Parlamentit të Kroacisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 10:00)
Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim me temën: “Ndikimi i tërheqjes së kursimeve pensionale deri në 30% në ekonominë e Kosovës”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:30)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion nga Parlamenti i Kroacisë. (Kabineti i kryetarit, ora 10:50, pamje në fillim të takimit)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton gjetjet e raportit të monitorimit “Ndërtimi i besimit në sistemin gjyqësor dhe rritjen e realizimit të të drejtave të njeriut përmes monitorimit të seancave gjyqësore nga qytetarët”. (Hotel “Emerald” Prishtinë, ora 11:00- 12:00)
Komisioni për Integrim Evropian takim me delegacionin e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 12:05)
Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës diskuton rreth datave për intervistim. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 12:30)
Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku takohet me ambasadorët e Hungarisë dhe Çekisë, si dhe shefin e Zyrës së Sllovakisë për mbajtjen e Gala Koncertit që organizohet për herë të parë në Kosovë. (Kabineti i ministrit, ora 13:00)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Rudolf Scharping. (Kabineti i kryetarit, ora 15:00, pamje në fillim të takimit)
Përurohet hapësira e rinovuar e Fakultetit Juridik. (Ora 14:00)
Klubi i Boksit “Kastrioti” Obiliq organizon turneun “Dita e Çlirimit të Obiliqit”. (Obiliq, ora 17:00)
Në kuadër të edicionit të 10-të të Festivalit FemArt do të shfaqet premiera “Toka e Shpirtrave të Trazuar”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)
Aktivitetet e Komunës së Gjakovës për nder të Ditës së Çlirimit:
-Ora 10:00- Homazhe te Lapidari “Shokët e lirisë
-Ora 12:00- Dhurimi vullnetar i gjakut
-Ora 18:00- Ekspozitë personale e autorit Agron Mulliqi. (Galeria e Arteve Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”)
-Ora 18:30- BONEVET – punëtori me fëmijë 5-11 vjeç “Teknologjia dhe loja”
-Ora 20:30- Filmi “Zgjoi”
-Ora 22:00 – Performancë muzikore Ashikët & Friends Parku Kulturor “Ali Podrimja”
Aktivitetet e Komunës së Gjilanit për nder të Ditës së Çlirimit:
-Ora 09:00-10:00 – Vrapimi i lirisë
-Ora 11:00- Garat komunale të notit. (Pishina Europa- Kmetoc
-Ora 15:00- Ballë për ballë me poetin – program i shkurtër i Bibliotekës për nder të çlirimit të Gjilanit
-Ora 20:00- Shfaqet monodrama “Cili je..cili je..” i Bedri Selmanit. (Teatri i Qytetit Gjilan)
Aktivitetet e Komunës së Vitisë për nder të Ditës së Çlirimit:
-Ora 09-30- Mbahet seancë solemne (Salla e Kuvendit Komunal)
-Ora 10:00-Homazhe (Varrezat e dëshmorëve)
-Ora 10:30-Shtegtim me biçikleta. (Viti-Binçe)
-Ora 11:00- Streetball Vitia. (Para Shtëpisë së Kulturës- Viti)
-Ora 19:00-Mbahet koncert festiv. (Sheshi i qytetit)

Back to top button