​PDK do të merr pjesë në takimin me Kurtin e Osmanin

 

Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për konsultime, lidhur me konstituimin e institucioneve.

Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, PDK-ja do t’ia bëjë të ditura qëndrimet të hënën rreth formimit të institucioneve.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi.

“PDK do të marrë pjesë në takimin e ftuar të hënën. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit te institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja gjithnjë do të jetë të hapur për biseda dhe dialog.

Back to top button