Ky person po kërkohet nga policia

 

Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizim të Prokurorisë Themelore nё Pejё, ka lëshur një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për arrestimin e Ali (Mehmet) Morinës nga fshati Dresnik i Klinës.

“I akuzuari është i kërkuar për veprat penale:

“HYRJE NE SISTEMET KOMPJUTERIKE”
“KAOSJE”
“LENDIM I LEHTË TRUPOR”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës./21Media

 

Back to top button