​Sekuestrimi i rreth 7 mijë kg mjaltë, arrestohet një person

Policia e Kosovës ka arrestuar sot personin me inicialet S.Th., i dyshuar se ka kryer veprën penale tregtia e ndaluar.
Arrestimi i të dyshuarit vjen pas kontrollit në katër lokacione në Ferizaj dhe Han të Elezit, ku janë sekuestruar 6 mijë e 820 kg mjaltë, i cili ka qenë mall pa deklaracion dhe pa asnjë mbishkrim.
Të dyshuarit pas intervistimit, në prezencë të avokatit mbrojtës, caktuar sipas detyrës zyrtare, me aktvendim i caktohet masa e ndalimit për 48 orë për procedura të mëtejme./21Media

Back to top button