Vdiq DJ i njohur skocez

Ka vdekur në moshën 33 vjeçare DJ skocez, Jamie Roy.
Roy ishte me origjinë nga Dumfries, bëri emër në Glasgoë dhe vazhdoi performancën në gjithë botën.
Miqtë dhe kolegët e përshkruan si njeri të jashtëzakonshëm.
Familja e tij konfirmoi vdekjen e 33 vjeçarit, por nuk dha më shumë detaje.
“Jamie ishte një djalë, vëlla, nip e xhaxha shumë i dashur e i talentuar. I dashur nga miqtë e kolegët e tij të shumtë brenda industrisë së muzikës dhe më gjerë. Jemi zemërthyer”, thuhet në njoftim.
Roy njihej si një interpretues i rregullt në Ibiza dhe luante në vende të tilla si Pacha, Amnesia dhe Ibiza Rocks./21Media

Back to top button