Rihapet stacioni i metrosë i përdorur si strehë për bomba në Kharkiv

Metroja në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv, e cila është përdorur si strehë për bomba që nga fillimi i pushtimit rus, rifilloi sot shërbimet, pavarësisht bombardimeve në rajonin verilindor.
“Ne kemi rifilluar sot metronë e Kharkiv dhe pothuajse të gjitha stacionet e tij”, u tha gazetarëve kryebashkiaku Igor Terekhov.
Ai tha se vendosi të rifillojë shërbimet “sepse ne duhet të rifillojmë ekonominë”, duke shtuar se udhëtimet me tren do të jenë falas për dy javët e ardhshme.
Metroja e Kharkiv, me 30 stacione, ka strehuar mijëra civilë që përpiqen t’i shpëtojnë granatimeve në qytetin, i cili është ngjitur me kufirin rus dhe ishte fokusi i bombardimeve intensive që nga pushtimi i shkurtit.
Forcat ukrainase tani kanë larguar shumicën e forcave ruse nga Kharkiv, duke i shtyrë ato drejt kufirit./21Media

Back to top button