​Vetëvendosje: Hoti po e çon Kosovën drejt katastrofës humanitare

 

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas 41 rasteve të vdekjes në tri ditët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit.

Në një postim në Facebook, partia e Albin Kurtit ka adresuar kritika ndaj Qeverisë Hoti për dështim në menaxhimin e pandemisë.

Qeveria që nuk po di të menaxhojë me pandeminë po e çon vendin drejt katastrofës humanitare. Këta duhet të largohet në mënyrë që të qeverisin me vendin ata që e dëshmuan se mund ta menaxhojnë suksesshëm pandeminë dhe ekonominë e vendit”, shkruan Vetëvendosje.

Back to top button