10-vjeçarja vret me armë një grua që po fjalosej me nënën e saj

Një vajzë 10-vjeçare  qëlloi për vdekje një grua e cila ishte përleshur me nënën e saj, thanë autoritetet në Florida të martën.
Vajza, e cila u arrestua të martën dhe u vendos në një strukturë për të mitur, mund të përballet me një akuzë për vrasje të shkallës së dytë për vdekjen e Lashun Denise Rodgers, 41 vjeç, tha në një deklaratë Departamenti i Policisë së Orlandos.
Prokuroria e Shtetit tha se ka filluar shqyrtimin e çështjes por nuk ka marrë vendim për akuzën, transmeton rtv21.tv.
“Këto të shtëna janë një tragjedi e paimagjinueshme që sfidon zgjidhjet e lehta”, tha në një deklaratë me shkrim avokatja e shtetit Monique H. Worrell.
I dashuri i viktimës i tha policisë se ai dhe Rodgers po gatuanin në kompleksin e tyre të apartamenteve vonë më 30 maj, kur Lakrisha Isaac, nëna e fëmijës, u përball me të për një mosmarrëveshje të kaluar, sipas një deklarate për arrestimin e Isaac.
Ai tha se Isaac iu afrua Rodgers, filloi të debatonte dhe hodhi grushtin e parë, thuhej në dokument. Sipas rrëfimit të tij, viktima u përgjigj me një goditje.
Burri tha se e kapi të dashurën e tij dhe filloi të largohej kur në atë moment vajza qëlloi me një ose dy të shtëna, duke goditur Rodgers, thuhej në dokument.
Sipas të dashurit të Rodgers, vajza, e cila ende mbante armën, tha “Ajo nuk duhej të kishte goditur mamanë time”, thuhej në dosjen e policisë./21Media

Back to top button