Fillon referendumi për ndryshimet kushtetuese

Procesi nis në orën 08:00 sipas orës lokale

Sot filloi në Turqi referendumi historik për një rishikim kushtetues që i jep më shumë kopetenca rolit të presidentit, një votim që është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Rezultati i këtij konsultimi popullor do të influencojë të ardhmen e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, mbi problemin e çështjes kurde dhe evoluimin e dinamikave sociale.

Deri më sot në Turqi janë zhvilluar 6 referendume për ndryshimet kushtetuese. Të cilësuar si “referendum” ata janë zhvilluar në vitet 1961, 1982, 1987, 1988, 2007 dhe 2010, ndërsa vetëm në atë të 1988-ës qytetarët i thanë jo ndryshimeve kushtetuese.

Back to top button