108 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se janë regjistruar edhe 108 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 6 mijë e 169 mostrave.
Brenda 24 orëve të fundit, sipas njoftimit, nuk u regjistrua asnjë vdekje nga COVID-19.
Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 78. Ndërsa, raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 637.
Sa i përket vaksinimit kundër koronavirusit, në 24 orët paraprake janë administruar 2 mijë e 161 doza të vaksinës.
Në Kosovë, deri më tani, me dy dozat e vaksinës janë imunizuar 784 mijë e 166 persona.
Në Kosovë, të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç.
Ndërkaq, personat mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, kanë të drejtë që të vaksinohen me dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit./21Media

Back to top button