Maqedonia e Veriut regjistron 12 viktima nga Covid-19
Nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 7 mijë e 483 testime të realizuara 1 mijë e 197 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, transmeton TV21.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 331 pacientë të shëruar nga Covid-19, ndërkaq, 12 pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin./TV21
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?