12 të infektuar me Covid-19 në Kosovë

 
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste pozitive me koronavirus, nga 2 mijë e 668 testime dhe asnjë viktimë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 119 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.107.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.205 doza të vaksinës kundër COVID-19. Ndërsa, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102.598 doza të vaksinës. Sipas njoftimit të MSh-së deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 238./21Media

Back to top button