12 të vdekur dhe mbi 900 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

 

12 qytetarë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa janë shënuar 953 raste të reja me COVID, nga 3485 testime të kryera. Nuk e kanë fituar betejën me virusin 5 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Kuçova, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54 -76 vjeç.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 372 raste në Tiranë, 145 raste në Durrës, 83 raste në Vlorë, 48 raste në Elbasan dhe Srandë, 33 raste në Gjirokastër, 29 raste në Fier, 22 raste në Korçë, 13 raste në Kukës, Berat, Mat, 12 raste në Kavajë, 9 raste në Shkodër, Tepelenë, 8 raste në Lushnje, Vorë, 7 raste në Peqin, 6 raste në Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, Gramsh, 5 raste në Kamëz, 4 raste në Librazhd, Pogradec, Bulqizë, Kuçovë, 3 raste në Mallakastër, Dibër, Skrapar, 2 raste në Krujë, Tropojë, Delvinë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, Cërrik, Lobohovë, 1 rast në Devoll, Has, Vau i Dejës, Belsh, Roskove, Klos, Poliçan”.

Gjatë orëve të fundit, janë shëruar 684 qytetarë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 449 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18905

Fier 2779

Durrës 1784

Elbasan 1563

Shkodër 1512

Vlorë 1542

Lezhë 1118

Korçë 1021

Berat 895

Gjirokastër 707

Kukës 474

Dibër 389.

Back to top button