12 viktima nga COVID-19

Edhe 12 persona si pasojë e infektimit me Covid-19 kanë vdekur në 24 orët e fundit, duke e dërguar në total shifrën në 2 mijë e 833 të vdekur.
Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik nga 8.789 mostra të testuar janë shënuar edhe 410 të reja me COVID-19
Në 24 orët e fundit është raportuar se janë shëruar 1.732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140.682.
Në total numri i rasteve aktive është 14.501.

Minstria e Shëndetësisë njofton, në 24 orët e fundit janë dhënë 22.671 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.089.615 doza të vaksinës. Deri më sot 385.297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /21Media
Back to top button