148 bimë të llojit kanabis në oborrin e një qytetari në Gjakovë

Policia e Kosovës ka gjetur në oborrin e një qytetari në Gjakovë, 148 bimë të llojit kanabis sativa me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër.
Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”, të merren disa mostra nga bimët dhe ato të shkatërrohen.
Bimët e dyshuara pas marrjes se disa mostrave nga ana e njësisë së krim teknikës janë shkatërruar me anë të djegies.
Poashtu gjatë bastisjes është konfiskuar një armë revole me Gaz (CO2).
Me urdhër të Prokurorit i dyshuari A.D. (1970) është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore. Ndërsa rasti mbetet nën hetime nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale Gjakovë./21Media

Back to top button