Qeveria: Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas aksionit të Partisë Socialedemokrate, ku u arrestuan tetë anëtarë të saj.
Përmes një postimi në Facebook, Qeveria ka thënë se është e shqetësuar nga pamjet e dhunës që janë shfaqur sot në këtë aksion.
Qeveria ka thënë se beson “në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike”.
Reagimi i plotë i Qeverisë së Kosovës:
Ne besojmë në të drejtën për protestë demokratike sepse ajo para se gjithash është një e drejtë e patjetërsueshme që kultivohet dhe garantohet në shoqëritë demokratike. E tillë është shoqëria jonë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës afirmon këtë të drejtë. Jemi të shqetësuar nga pamjet e dhunës sot gjatë një aksioni të Partisë Socialdemokrate. Policia e Kosovës ka përgjegjësinë për ruajtjen e rendit, qetësinë publike dhe mbrojtjen e pronës, duke respektuar të drejtat e njeriut. Përgjegjësi për operacionin e policisë tashmë është suspenduar, kurse Inspektoriati Policor i Kosovës po vazhdon hetimet e mëtutjeshme lidhur me rastin. Në qeverisjen demokratike nuk ka vend për dhunë nga askush./21Media
 
 

Back to top button