17-vjeçari kapet me marihuanë, arrestohet nga policia

 

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar, se një 17 vjeçar dhe një 18 vjeçar janë kapur me marihuanë, për çfarë janë arrestuar nga policia.

“Më 14.02.2021, rreth orës 14:15, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, nëpunës policor nga SPB Tetovë e kanë privuar nga liria B.M.(18) dhe një 17 vjeçar nga Tetova, sepse gjatë kontrollit të tyre, është gjetur marihuanë”, thuhet në njoftim.

Shtojnë, se pas ndriçimit së plotë të rastit, do të parashtrohen shkresa adekuate./21Media

Back to top button