Kurti: Shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re

 

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti sot takoi ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, me ç’rast ambasasdori Kosnett uroi Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ai uroi që sa më parë vendi të ketë një qeveri e parlament funksional.

Ndërsa, kryetari i VV-së, Albin Kurti, siç informoi VV përmes një postimi, ndau bindjen që shumë shpejt vendi do ta ketë qeverinë e re dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit e thellimin e marrëdhënieve bilaterale midis dy shteteve./21Media

Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, z. Philip S. Kosnett të shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Tuesday, February 16, 2021

Back to top button