179 të vdekur dhe dy të shpëtuar nga përplasja e aeroplanit në Kore të Jugut

(Lajm i përditësuar)


Autoritetet jugkoreane të shpëtimit kanë njoftuar se gjithsej 179 persona kanë vdekur dhe dy persona janë shpëtuar nga avioni që transportonte 181 persona, e i cili u përplas në aeroportin ndërkombëtar Muan të Koresë së Jugut, mëngjesin e së dielës.

Zyrtarët kanë konfirmuar se të gjithë 175 pasagjerët e aeroplanit kanë vdekur, së bashku me katër personel të fluturimit.

Dy anëtarët e mbijetuar të ekuipazhit u shpëtuan nga bishti i avionit dhe kishin pësuar lëndime “mesatare deri në të rënda”, sipas autoriteteve.


Numri i të vdekurve është rritur në 176

Zyrtarët tani thonë se numri i të vdekurve është rritur në 176. Si për kujtesë, avioni mbante 181 persona, duke përfshirë 175 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Dy persona, të dy anëtarë të ekuipazhit, u shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan në spital. Deri më tani, autoritetet kanë identifikuar 22 viktima, raporton agjencia e lajmeve Yonhap.

Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve vazhdon të përditësojë numrin e viktimave. Kjo është një histori e shpejtë dhe ne do t’ju sjellim përditësimet më të fundit kur t’i marrim ato.


Shkon në 151 numri i të viktimave si pasojë e rrëzimit të aeroplanit në Korenë e Jugut

Agjencia Kombëtare e Zjarrit ka përditësuar shifrën e numrit të të vdekurve në 151.

Prej tyre, 71 janë identifikuar si meshkuj dhe 71 femra. Gjina e 9 personave që vdiqën ende nuk është konfirmuar.

Si për kujtesë, 181 persona ishin në bordin e avionit në momentin e rrëzimit – duke përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Dy ekuipazhet e fluturimit u shpëtuan nga rrënojat dhe u dërguan në spital.


Rrëzohet avioni në Korenë e Jugut, numri i të vdekurve shkon mbi 120

Të paktën 124 persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan u rrëzua teksa po ateronte në një aeroport në Korenë e Jugut.

Fluturimi Boeing 737-800 – i drejtuar nga linja ajrore Jeju Air – kishte 181 pasagjerë në bord dhe po mbërrinte në Aeroportin Muan nga Bangkok, Tajlandë

Pamjet në internet duket se tregojnë avionin duke dalë nga pista dhe duke u përplasur me një mur, përpara se të shpërthejë në flakë.

Asnjë shkak nuk është konfirmuar – por shërbimi zjarrfikës thotë se beson se një përplasje me zogj dhe moti i keq mund të jetë fajtor.

Dy të mbijetuar, të dy anëtarë të ekuipazhit të fluturimit, janë nxjerrë nga mbeturinat dhe përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë./21Media

Back to top button