2 mijë e 606 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

 

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë që nga 13 marsi kur edhe u paraqitën dy rastet e para e deri më tani ka shkuar në 14 mijë e 637 nga 57 mijë e 851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. Numri i të shëruarve ka shkuar në 11 mijë e 435, kurse kanë vdekur 596 persona.

Nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bëhet e ditur se raste aktive janë 2 mijë e 606.

Sipas raportit të publikuar sot nga IKSHPK, janë regjistruar 71 raste të reja, 163 të shëruar dhe 7 viktima nga COVID-19./21Media

Back to top button