2 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19. Viktimat janë një qytetare nga Tirana 71 vjeç dhe një qyetar nga Durrësi 85 vjeç.
Ndërsa janë konfirmuar 300 raste të reja me virusin. Të infektuarit janë nga këto bashki: Tiranë me 117 raste të reja, 16 në Durrës, 13 në Lushnje, Berat, 12 në Sarandë, 11 në Fier, Vlorë, 10 në Shkodër, 9 në Gjirokastër, Elbasan, 6 në Kurbin, Mallakastër, Konispol, 4 në Kuçovë, 3 në Lezhë, Vorë, Kavajë, Tepelenë, Skrapar, Gramsh, 2 në Mirditë, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Divjakë, Delvinë, Përmet, Maliq, Devoll, Kolonjë, Belsh, 1 në Vau Dejës, Pukë, Fushë Arrëz, Kukës, Toropjë, Shijak, Rroskovec, Patos, Selenicë, Himarë, Këlcyrë, Memaliaj, Korçë, Poliçan, Prrenjas.
Janë shëruar 934 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259 mijë e 999 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 91 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar.
Në Shqipëri janë 6 mijë 170 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button