Arrestohet 70 vjeçari për dhunë në familje

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person për dhunë në familje në Graqanicë.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit G.N., 70 vjeçar, Policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri, katër karikatorë dhe 52 fishekë.
Personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes. Ai ngarkohet me veprat “Dhunë në familje”, si dhe “Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i pa autorizuar i armëve”./21Media

Back to top button