Grubi: Institucion është kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi u ka bërë thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE ta lirojnë zyrën e kryeparlamentarit

“Zyra nuk është institucion, institucion është kryetari i Kuvendit, institucion është Talat Xhaferi” – kështu deklaroi sot në konferencë deputeti i BDI-së Artan Grubi , shkruan Tv21.tv

“Nuk kemi pasur asnjë kontakt me deputetet e VMRO-DPMNE-së dhe u bëj thirrje që sa më shpejtë ta lirojnë zyrën e kryeparlamentarit sepse zyra është vetëm një hapësirë, kurse Talat Xhaferi është institucion” tha më tej Grubi.

Në lidhje me atë se kur do të thirret seanca e re e kuvendit , Grubi tha se atëherë kur do të vlerësojë kryetari i ri Talat Xhaferi./21Media

Back to top button