231 viktima nga COVID-19 në Britani

 

231 vdekje të tjera të koronavirusit janë regjistruar në Britaninë e Madhe në 24 orët e fundit, raporton Sky News.

Totali i vdekjeve është më i lartë se numri i së hënës prej 65 – dhe krahasohet me 82 të regjistruar të dielën – por të dhënat shpesh janë më të larta për shkak të “vonesës” gjatë fundjavës në shifrat e raportimit.

Numri i rasteve të reja të regjistruara në 24 orët e fundit është 5 mijë e 766. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Britani të Madhe është 124 mijë e 797 dhe numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara në të gjithë pandeminë është 4 milionë e 228 mijë e 998.

Të dhënat e qeverisë britanike deri më 8 mars tregojnë gjithashtu për 23 milionë e 773 mijë e 959 vaksinime në Britaninë e Madhe deri më tash, 22 milionë e 592 mijë e 528 ishin dozat e para – një rritje prej 215 mijë e 273 në një ditë më parë. Rreth 1 milionë e 181 mijë e 431 ishin doza të dyta, një rritje prej 38 mijë e 788.

Back to top button