Mbyllen tri lokale në Pejë, shqiptohen rreth 80 gjoba

Policia ka informuar se dje gjatë inspektimit në rajonin e Pejës nga inspektorët janë mbyllur tri lokale, janë shqiptuar katër gjoba për persona juridik dhe 73 gjoba për persona fizik.
“Njësitet Policore së bashku ne inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar gjashtëdhjetë e një (61) lokale në këtë zonë. Në zbatim të masave dhe reagim  në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, gjatë vikendit, Policia e Drejtorisë Rajonale në Pejë, së bashku me inspektorët e AVUK-ut, kanë inspektuar lokalet në zonën e përgjegjësisë të Rajonit të Pejës.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Policia ka apeluar te te gjithë qytetarët që t’i respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën, siç është theksuar, për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero./21Media

Back to top button