24 vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Pejë

Një person është gjetur sot pa shenja jete në banesën e tij në Pejë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 05:30 policia është njoftuar nga familjarët që e kanë gjet viktimën në banesë të shtrirë. Policia ka dal në vend të ngjarjes, po ashtu dhe emergjenca dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha Gashi.
Tutje, ai njoftoi se prokurori i rastit urdhëroi që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion, Ndërkohë që rasti është nën hetime./21Media

Back to top button