28 vjeçari nga Skenderaj dërgohet pa shenja jete në spital, policia nis hetimet

Një 28-vjeçar nga Skenderaji është dërguar në Spitalin e Mitrovicës por që i njëjti ka rezultuar të jetë pa shenja jete.

Për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë se prokurori i rastit ka urdhëruar hetime për këtë rast.

“Sot rreth 14:30 Policia ka pranuar informatën se në Spitalin Rajonal të Mitrovicës është sjellë pa shenja jete një 28-vjeçar nga Skenderaj. Hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet  e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.

Zahiti po ashtu njoftoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./21Media

Back to top button