3 alpinistë të vdekur dhe një i zhdukur në Everest

Lajmi është konfirmuar nga Murari Sharma, por nuk është dhënë asnjë detaj

Roland Yearwood mjek nga Alabama, një alpinist 50 vjeçar, është gjetur i vdekur në mëngjesin e sotëm në malin Everest, duke shënuar kështu vdekjen e katërt për këtë muaj në majën më të lartë në botë, ndërsa vdekjen e tretë gjatë ditës së sotme.

Yearwood raportohet se është gjetur i vdekur në një zonë që njihet si “zona e vdekjes”, shkruan The Washington Post.

Lajmi është konfirmuar nga Murari Sharma, por nuk është dhënë asnjë detaj, madje nuk dihet nëse ai ishte rrugës për lartë apo poshtë nga maja më e lartë.

Gjatë ditës së sotme, kanë vdekur edhe një sllovak i quajtur Vladimir Strba, dhe Francesco Enrico Marchetti, australiani 54 vjeçar, që bëhet alpinisti i tretë që ka vdekur sot në majën më të lartë, por që thuhet se kishte vuajtur nga një sëmundje, e ajo ishte arsyeja.

Dhe jo vetëm kaq, një ekip është në kërkim edhe për një tjetër alpinist indian Ravi Kumar, i cili është ndarë nga grupi që nga dita e shtunë.

Rreth 60 alpinistë gjatë ditës së sotme thuhet se ishin përgatitur për të ngjitur majën e famshme, derisa “Hillary Step” është shembur gjatë mëngjesit të sotëm.

Këtë vit ka qenë një numër i madh i alpinistëve që kanë tentuar të prekin majën më të lartë në botë.

Gjatë këtij muaji, ka vdekur edhe Min Bahadur Scherchan një 85 vjeçar, i cili tentoi të bëhej personi më i vjetër që do të ngjitej në majën më të lartë në botë.

Back to top button