3 viktima dhe 70 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

 

Në Kosovë janë regjistruar edhe tri  raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 633 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 70 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 14.566 raste nga  57.239 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 589 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 122 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.272 raste, ndërsa, numri i rasteve aktive është  2.705./21Media

 

Back to top button