30 viktima dhe 572 raste të reja me koronavirus në Maqedoni

 
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 4 mijë e 511 testime të realizuara 572 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.
Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 694 pacientë të shëruar, ndërkaq, 30 pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19./21Media

Back to top button