37-vjeçari në gjendje të dehur bie nga kati i dytë i ndërtesës

Një 37 vjeçar nga Fieri ka rënë nga kati i dytë i ndërtesës ku banonte.
Policia ka bërë të ditur se shtetasi A. M., dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur dhe tani ndodhet në kujdesin e mjekëve, shkruan ora news.
“Mbrëmjen e sotme, në lagjen “16 Prilli”, Fier, dyshohet se në gjendje të dehur ka rënë nga kati i dytë i pallatit ku banonte, shtetasi A. M., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”- njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./21Media

Back to top button